rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Rrethi ynë

Rrethana & Rrethina është një hapësirë që i dedikohet debatit teorik dhe aktivizmit politik, në të majtë të spektrit. Synimi ynë i përgjithshëm është emancipimi. Besimi nga i cili nisemi, është barazia. Ky blog ofron hapësirë diskutimi për tema të një spektri të gjerë të së majtës, që nisin prej filozofisë, e gjer te kritika sociale, ekonomia heterodokse, apo polemikat publike.

Kontributorët në blog, autorë apo përkthyes, nuk paguhen – blogu është tërësisht vullnetar. Në një të ardhme, bazuar në rritjen e mundshme, ky blog mund të kthehet në themel për zhvillime të reja, ndër të cilat do të synojmë botimin e një reviste apo regjistrimin e një shtëpie botuese që do të mund të botonte – sipas kushteve – teori apo përkthime.

Blogu është i moderuar në mënyrë strikte, pranohen vetëm komentet serioze që ndjekin fillin e temës.

Lini një koment