rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Rezistenca s’është e kotë

acAlex Callinicos*

Përktheu Arlind Manxhuka

Transformimet neoliberale të universiteteve për më shumë se 25 vite kanë qenë të pamëshirshme, mirëpo ato janë bërë në mënyrë tejet të ngadalshme. Ndryshimet nuk kanë ardhur në mënyrë të menjëhershme, por përmes një procesi shumë gradual. Në secilin stad reagimi i shumë akademikëve ka qenë jo për të kundërshtuar ndryshimin e fundit por për të ligjëruar në një proces efektet kumulative të të cilit kanë qenë transformimi i edukimit të lartë në mënyrë radikale dhe në një masë të madhe për të keq.

Efekti ka demoralizuar thellësisht shumë akademikë, të cilët e kanë ndihmuar implementimin e ndryshimeve të cilat ata vetë i kanë urryer. Duke e nënvizuar participimin e tyre ka qenë përshtypja që, në fjalët e njohura të zonjës Thatcher, këtu nuk ka alternativë. Kësisoj rezistimi ndaj reformës neoliberale është  i kotë. Pranimi i këtij supozimi çon në më të keqen duke iu bashkuar anës tjetër, dhe kështu duke u bërë njëri nga kostumet të cilat aktualisht udhëheqin universitetet britanike, në rastin më të keq në ndjekjen e zgjidhjeve individuale – përmes rritjes në gradë ose daljes së hershme në pension.

Por këtu ka një alternative – rezistenca nuk është e kotë. Kjo është bërë evidente qysh prej se lëvizjet e rezistencës ndaj globalizimit neoliberal filluan të dalin – në Chiapas, Meksiko, në janar të vitit 1994, dhe në një shkallë të madhe në protestën në Seattle në nëntor 1999 dhe në Genoa në korrik 2001. Forumi Social Botëror, mbledhja më e madhe e këtyre lëvizjeve, kishte popullarizuar slloganin “Një botë tjetër është e mundur”- me fjalë tjera, ne nuk duhet të pranojmë logjikën e kapitalizmit neoliberal. Forumi i parë Social Evropian në Firence në nëntor 2002 e zgjeroi fokusin e lëvizjes në mënyrë që të përfshijë sulmin e ardhshëm në Irak me 15 shkurt 2003.

Alternativat ndaj neoliberalizmit ishin bërë të dukshme pjesërisht në saje të rrugës në të cilën luftërat në Amerikën Latine ishin zhvilluar. Në Venezuelë, presidenti Hugo Chavez e kishte bazuar vetën në mbështetjen e të varfërve, duke i përdorur të ardhurat nga derivatet e shtetit për të implementuar reformat e vërteta sociale dhe duke sfiduar kështu hegjemoninë e SHBA-ve. Në Bolivi Evo Morales u soll në presidencë në saje të dy rebelimeve të mëdha të masave të varfëra, në tetor 2003 dhe Maj – Qershor 2005, duke i larguar paraardhësit e tij neoliberal, dhe kështu ktheu kontrollin shtetëror mbi industrinë e vajit dhe të gazit, të cilat ishin të shitura te kompanitë e huaja multinacionale.

Më afër vendit tonë në më shumë sesa një kuptim, në mars dhe prill 2006 një lëvizje spektakulare e protestës ndërmjet studentëve të shkollave të larta dhe universiteteve arriti sukses, me mbështetjen e sindikatave, duke e mposhtur draftin e ligjit të CPE-së, ligj ky i cili do të lejonte punëdhënësit ti plaçkisnin punëtorët e moshës nën 26 vjeëar pa ndonjë obligimi përgjatë kontratës së tyre të parë dy vjeqare. Kjo revoltë kundër përpjekjes së qeverisë së krahut të djathtë për të imponuar një ligj që punëtorët e rinj të pronarëve të mos kenë sigurim dhe mirëqenie në punë u shënua nga një bashkëpunim i ngushtë mes studentëve dhe punëtorëve gjatë protestave të mëdha të periudhës maj-qershor 1968. “Këtë kohë të rinjtë e shkollave dhe universitetit kishin vepruar si pjesë e botës së punëtorëve”, shkruan Stathis Kouvelakis.

Duke u mbështetur te Kouvelakis, ky ndryshim reflektoi në prerjen e ndarjes tradicionale të funksionimit mes shkollave dhe universiteteve, ku forca punëtore është riprodhuar nga të qenit e edukuar, dhe vendet e punës, aty ku mallrat janë prodhuar:

Kjo ndarje në fakt tenton të bëhet e paqartë nën ndikimin e dy tendencave bazike të bartura nga ristrukturimi neoliberal i kapitalizmit: në njërën anë, subordinimi në rritje i shkollave dhe universiteteve ndaj logjikës së mallrave kapitaliste të cilat i transformojnë këto pjesë të cilat janë më të populluara dhe më pak “konkurruese” në disa qendra trajnuese që janë shumë dhe më shumë të qeverisura nga logjika e njejtë me atë të pozicioneve (zor për tu patur zili) në tregun e punës për të cilin ata janë ofrues; në anën tjetër, reduktimi i hapsirës mes të rinjve të shkollave dhe universiteteve dhe punëtorëve të rinjë për shkak të rritjes së aktivitetit të pagës midis lycee-së (shkollës së lartë) dhe mbi të gjithë studentët universitar.

Degë ose sektor të caktuar të aktivitetit (Fast Food, Call Center, zinxhirë të supermarketeve) edhe specializohen në këtë kategori të punës. Nëse kësaj ia shtojmë proporcionin ekstraordinar të kontratave afatshkurtëra, provat mashtruese, periudhat e papunësisë që në Francë janë imponuar pjesërisht në mes të 18 dhe 26, ne përfundojmë me një varg të pozicioneve të cilat shprehin një levizje të dhunshme të riproletarianizimit të kësaj pjese të fuqisë punëtore.

Një ndryshim i tillë fut në të kaluarën e largët hapësirën e vjetër mes një minoriteti të njerëzve të rinj nga familje të pasura me qasje te baccalaureat-et (diploma e shkollës së lartë) dhe te universiteti, dhe një shumicë e cila është e involvuar në prodhim.

Ky “transformim i madh”, natyrisht(në krahasim me 1968) nuk e ka bërë vetëm më të lehtë lidhjen me punëtorët, por mbi të gjitha ka dhënë këtë karakter “organik”, karakterin e ndërtimit të një lufte të përbashkët, dhe jo të një aleance ose solidariteti mes lëvizjeve të ndara.

Kjo gjithashtu shpjegon formën kryesore të marrë nga vetë lëvizja studentore, e cila sjell atë më afër, duke e përfshirë në këtë perspektivë, te lufta e klasës punëtore: “bllokadën” (dhe jo “okupimin”, një dallim interesant semantik pavarësisht aspekteve që janë shpesh të krahasueshme) e lycees dhe universiteteve që shihen si vende dhe mjete të punëtorëve (duke qenë të destinuar për të) rrjedha e produktit të së cilës (ligjeratat, provimet) është që të jetë e ndërprerë.

Nxitja radikale e levizjes studentore imponoi një diciplinë mbi liderët e unionit të sindikatave, duke i kufizuar hapësirën për manovrime dhe duke i parandaluar ata të negocionin një marrëveshje me qeverinë që do të mund ta ruante CPE-në. Asgjë si kjo nuk ka ndodhur në Britani. Megjithatë, ashtu siç e kemi parë, prirjet e shpjeguara nga Kouvelakis në drejtim të shkallës së lartë të pjesëmarrjes së studentëve në fuqi punëtore të pasiguruar ka hyrë shumë në punë këtu.

Dhe shembulli francez është i rëndësishëm për studentët dhe ligjëruesit në Britani. Tjetërkund në Evropë kjo ndihmoi në stimulimin e okupimeve studentore në Greqi në maj dhe qershor 2006, më përkrahjen e unionit, të forcuar nga qeveria e krahut të djathtë në që të çonin përpara planet e tyre për privatizimin e universiteteve.

Çka ka ndodhur në Britani është zhvillimi i më shumë militantëve sindikalistë ndër akademikë, e cila dërgoji në bashkimin e AUT dhe Natfhe për të formuar UCU. Testi i parë erdhi në pranverën e vitit 2006, kur po bëheshin gati të bashkoheshin unionet montuan një bojkot të përbashët të vlersimit në mbështetje të kërkesave të tyre që punëdhënësit universitar të përmbushin premtimet e tyre dhe të qeverisë, të përdorin ekstra të ardhurat nga taksat dhe që uljen relative të pagës akademike ta kthejnë mbrapsht.

Bojkoti morri një mbështetje të fuqishme nga ligjeruesit, pavarsisht ngacmimit nga menaxhmentet e universitetit, shumë prej të cilëve kërcënuan me ndërprerje të pages për ata që marrin pjesë në konflikt në punë, dhe në disa raste ia bënë pikërisht ashtu. Sepse akademikët janë punëtor shërbyes, puna e të cilëve në mënyrë direkte u bën benefite atyre që i marrin këto shërbime, konflikti në punë është gjithmonë i vështirë. Format më efektive të aksionit, duke e parandaluar mësimdhënien dhe shënimin, në mënyrë direkte i godet studentët nga kërcënimi për të refuzuar edukimin e tyre ose gradën e tyre. Ky nuk është ndonjë argument kundër profesorëve që marrin pjesë në këto konflikte. Ata duhet të ngrisin veprimin që të godasin në mënyrë të shpejtë- të gjitha grevat dhe bojkotet e vlersimit- kështu për të vendosur maksimumin e presionit mbi punëdhënësit që të pranojnë një zgjidhje te pranueshme që mund të ketë dëm minimal për studentët.

Përgjigja e studentëve për bojkotin ishte e përzier. Lidershipi i NUS-it ishte mbështetës, por i ardhur nga një presion i unionit të disa studentëve që lobuan kundër bojkotit. Ky ishte reflektim i dy problemeve. I pari është dështimi i liderëve të NUS-it në udhëheqjen e kampanjës në mbrojtje të interesit të studentëve, për shembull, mbi çështjen e Top-Up tarifave (shpj. vlera e të cilave mund të vendoset nga vetë Universiteti). Pa ndonjë evidencë të pastër të efikasitetit të veprimit kolektiv, ishte e pashmangshme se disa studentë do të ishin të interesuar nga ideja e tyre si konsumator individual në kërkimin e zbatimit të të drejtave të tyre kundër unionit akademikë.

Së dyti, këtu është ana tjetër e transformimeve të theksuara nga Kouvelakis. Studentët janë grup social heterogjen. Përderisa shumica do të përfundojnë në disa punë më shumë ose më pak të avancuara me jakë të bardhë, disa vijnë nga sfonde të privilegjuara të cilët e kanë të garantuar një të ardhme të pasur. Të tjerët nga shtëpi të varfëra ende të etur pas punëve të që paguhen mirë, punë këto të cilat vetëm elitat mund ti arrijnë, e sidmomos në qytet. Shpresa e studentëve për të trashëguar një vend ose për tu ngjitur në regjione më të larta të strukturave klasore janë vështirë të shihen me mirëkuptim nga veprimi kolektiv që synon ti rregulloj pabarazitë nga të cilat dëshirojnë të përfitojnë….

Hapësira mes politikave të përgjithshme progresive nga Natfhe dhe AUT dhe sjellja e tyre zyrtare mbi bojkotin nuk është asgjë e re për unionin e ligjeruesëve të universitetit. Zyrtarët e sindikatave tentuan të formojnë një grup të veçantë social të definuar nga roli i tyre në ndërmjetësimin mes punës dhe kapitalit. Ata më mirë provuan të negociojnë kushtet për eksploatimin e punëtorëve sesa të luftonin me qëllim të ndaljes së këtij eksploatimi. Kjo është aryeja se edhe pse është e rëndësishme të zgjedhësh më të mirën e mundshme te udhëheqësit e sindikatave, njerëzit e thjeshtë të sindikatave nuk duhet kurrë të mbështeten në ta, por duhet të organizohen për vete.

E majta e re e UCU-së ka mbajtur konferencën e pare të saj në qershor 2006. Ajo duhet të përpiqet të ndërtoj një nivel dhe dokument të lartë të organizimit që mund të ndërmarrë veprime, nësë është e nevojshme në mënyrë të pavarur nga zyrtarët. Horizonti i gjërë politik do të jetë i nevojshëm shumë. Siç e kemi parë, çka ka zvarritur poshtë shumë punëtorë në universitete- dhe në tjera vende të punës po aq- është besimi se nuk ka alternativë tjetër ndaj kapitalizmit neoliberal. Arritja më e rëndësishme e lëvizjes për një tjetër globalizim është të sfidosh këtë besim- të tregosh se nuk ka asgjë natyrore rreth botës ku marketi është sovran. E majta në universitete do të jetë më efektive ku e vendos veten  si pjesë e rezistencës botërore ndaj neoliberalizmit dhe luftës.

Shumë mendime dhe punë kanë nevojë të shkojnë te kjo. Forumi Social Evropian ka ofruar një strukturë në të cilën aktivistët e arsimit nga rrethi i Evropës mund të takohen dhe të këmbejnë ide. Por kjo duket të jetë më shumë e zhvilluar ndër mësuesit e shkollave dhe unionet e tyre të akademikëve. Por, nëse një botë tjetër është e mundur, pse të mos jetë edhe një universitet tjetër poashtu?

Sot universitetet paraqesin një leckë të funksioneve të ndryshme sociale duke përfshirë:

  • Vetëpunësim individual
  • ngulitje të kompleksit, shkathësitë e dobishme sociale
  • ndekja e hulumitimit të “pastër”- kjo ka të bëj me kërkimin për njohuri për hir të vetës
  • sjellja e hulumtimeve ushtarake dhe komerciale
  • ndihma në riprodhimin e lidhjes së klasës dominante; si dhe
  • reflektim kritikë mbi shoqërinë

Ristrukturimi aktual i universiteteve ka për qëllim të subordinojë në mënyrë direkte ata ndaj nevojave të kapitalizmit neoliberal.  Nuk është çudi pastaj se Bill Rammell, Ministër i shtetit për mësim të mëtejshëm dhe të lartë tërëjetësor, duhet të çoj në ulje të aplikimeve për lëndët si filozofia, historia, arti i bukur dhe klasik në sezonin e pranimit me 2005 si një “gjë jo e keqe”: por “ studentët po zgjedhin lëndët që mendojnë se janë profesionalisht beneficiale”, shpjegoi ai.

Por këtu nuk ka ndonjë arsye partikulare pse funksionet e listuara më lartë duhet të zënë vend në të njejtin institucion- në të vërtetë, ata se kanë bërë historikisht. Shumë prej mendimtarëve më me influence të shekujve të kaluar- Darwini, Marxi dhe Freudi, për shembull- kanë punuar jashtë universiteteve. Albert Einstein përfundoi madhështinë e tij akademike të Institutit për Studime të Avancuar në Princeton, por ai shkroi arikujt që e revolucionarizuan fizikën si pjesë e zyrës së patentave të Gjenevës. Është vetëm prej luftës së dytë botërore që prej kur universitetet janë bërë vendi kryesor ku teoritë kritike të shoqërisë janë zhvilluar, dhe ka shumë mendime se efekti ka qenë për të dekurajuar prodhimin e diskurseve të pakuptueshme teorike të dizajnuara rreth lexuesish të akademikëve.

Ne duhet sigurisht të mbrojmë çka është më vlerë në ekzistimin e universiteteve kundër kërcënimeve për shkatërrim që përfaqësohet nga transformimi i tyre neoliberal. Për shembull, duke e pasur parasysh ndikimin e mediave të korporatave, është me rëndësi që universitetet të vazhdojnë të ofrojnë një hapësirë intelektuale ku zë vend mendimi kritik. Por një lëndë e debatit kritik duhet të problematizojë rolin e universiteteve në një shoqëri vërtetë demokratike. Aktivitetet e vlefshme të tilla si kërkimi i vetëzhvillimit, në kërkimin e aftësive të reja, dhe ndjekja e hulumtimit nuk ka nevojë të kryhen në të njejtin institucion. As nuk duhet të jenë të mbyllura për një periudhë specifike të jetës së njeriut, zakonisht në pjekurinë e hershme- ky është një element i së vërtetës zyrtare rreth “Mësimit Jetësor”.

Dhe sigurisht këtu nuk kemi nevojë për universitetet që të jenë të udhëhequra në baza hierarkike sikurse janë sot, me menaxher dhe akademikë të lartë në krye. Kërkesat për demokratizimin e universiteteve- për studentët dhe gjithë punëtorët universitar që të participojnë në bërjen e vendimeve – të ngritura nga lëvizjet studentore të viteve 1960 dhe 1970 nuk e kanë humbur aspak rëndësinë e tyre.

Por ndonjë përpjekje e vërtetë për universitete të hapura dhe demokratike do të ishte një shuplakë drejtuar kundër udhëheqjes nga qeveria, e cila është e mbështetur nga bizneset e mëdha, për shfrytëzimin e arsimit të lartë për prioritete të konkurrimit dhe profitit. Këto prioritete nuk lejojnë për shembull shkallë të lartë të ridistribuimit të burimeve nga të pasurit te të varfërit, financuar përmes taksimit progresiv, që do të ishte i nevojshëm për barazimin e mundësive për edukim nga vitet më të hershme në vazhdim.

Çka neoliberalizmi ka bërë ka qenë të izolojë dhe detyrojë një formë të pastër të vetë logjikës kapitaliste. Kjo, siç e kemi parë në rastin e universiteteve, është një logjikë e konkurrencës dhe e profitit. Sfidimi i kësaj logjike do të thotë ndjekja e një bote të një lloji tjetër, të udhëhequr nga prioritete të ndryshme- për shembull, atë të drejtësisë sociale, qëndrushmërisë së mjedisit dhe demokracisë së vërtetë.

Ruajtja dhe zhvillimi i asaj çka është vlerë në universitetet ekzistuese nuk mund të jetë e ndarë nga lufta e gjërë kundër vetë kapitalizmit.

*Autori është Profesor i Studimeve Evropiane në King’s College, Londër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 10, 2015 nga te Përkthim, Politikë, Shoqëri dhe etiketuar me , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: