rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Dinakëria e frikës është cektësia

Elvis_Hoxha_1Elvis Hoxha

Në bisedën mes Albin Kurtit dhe një gazetari të njohur është rasti të ushtrohet mprehtësia.

Mund të vërejmë saktë sesa në përpjesëtim të zhdrejtë janë aktivizmi politik me avokatinë e djallit. Në tryezat tona shpesh ka avokatë të djallit. Sa më shumë përtacë të mendimit, aq më shumë avokatë të djallit. Djalli nuk është aty, por ne nuk kuptjmë se si ka mundësi që avokati i tij është gjithnjë i pranishëm në jetën tonë, në bisedat tona.

Eh pra, duhet të nisim e të mendojmë një herë pa menduar se djalli është i domosdoshëm. Një njeri që nuk mendon dot pa praninë e djallit, nuk mendon dot i lirë.

Kujtoni një shprehje të Albinit: Në Kosovë duhet të kalojmë nga liria e shprehjes te shprehja e lirisë. Liria e shprehjes ma lejon të flasim në gjuhën që e supozojmë se është ajo e djallit. Në shprehjen e lirisë nuk jemi tjetër veçse vetvetja.

Në këtë bisedë në studio ishin ballë për ballë djalli dhe vetja. Të dyja janë kaq mirë brenda njeriut, sa njeriut i mbetet të zgjedhë se cilën do të bëjë prej të dyjave. Kur bëjmë avokatin e djallit edhe vetë djalli na i ka zili. E bëjmë kaq lehtë avokatin e djallit pa ditur se kush na ka thënë se djalli është i paturpshëm.

Rindiqeni bisedën, kësaj here për arsyet epistemike (nëse doni ekonomike) të jetës me fjalë dhe gjuhë. Shpresoj të bini në një mendje me mua se në anët e tryezës janë dy njerëz që i përkasin projektimeve jetësore krejt të kundërta: nga njëra anë është një qenie e zbritur nga qielli vetëm për të drejtuar pyetje të cektësisë provokatore (ky është qëllimi i tij dhe ai e shpreh me forcë); nga ana tjetër, një njeri që jeton në tokë dhe me hallet e tokës, me të dhënat e tokës. Gjithashtu do të konstatoni: nga një anë njeriun pa qëllimësi politike të bashkësisë dhe, nga ana tjeter, një veprimtar politik i qenies.


Pra në një bisedë të tillë, për fat të mirë e të keq, ju do të shihni se sa jashtë dhe brenda jetës mund të vendoset njeriu.

DINAKËRIA E FRIKËS ËSHTË CEKTËSIA

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 16, 2015 nga te Filozofi, Thirrje dhe etiketuar me , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: