rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Letër në mbështetje të Greqisë

Gjatë pesë viteve të fundit Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë diktuar një shtrëngesë ekonomike të paparë ndonjëherë mbi Greqinë. Kjo politikë ka dështuar keqazi. Ekonomia është rrudhur me 26%, papunësia është rritur deri në 27%, papunësia rinore ka mbërritur 60%, dhe raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto është rritur nga 120% në 180%. Katastrofa ekonomike ka shpënë në një krizë humanitare, me më shumë se 3 milion njerëz nën kufirin e varfërisë.

Në këtë sfond populli grek votoi qeverisjen e drejtuar nga Syriza në 25 janar, me një mandat të qartë për t’i dhënë fund masave shtrënguese. Në negocimet që pasuan, qeverisa greke bëri të qartë se e ardhmja e Greqisë është brenda eurozonës dhe Bashkimit Evropian. Por borxhdhënësit sidoqoftë këmbëngulën në vazhdimin me recetën e tyre të dështuar, refuzuan që ta anulonin borxhin – pritshmërinë për pagesën e të cilit edhe vetë FMN është duke e konsideruar si jorealiste aktualisht – dhe më në fund, në 26 korrik, borxhdhënësit i lëshuan një ultimatum Greqisë, në formën e një pakete të panegociueshme në të cilën do të ishin të përfshira edhe masat shtrënguese. Kjo u pasua prej një pezullimi të likuiditetit ndaj bankave greke dhe prej imponimit të kontrollit të kapitalit.

Në këtë situatë qeveria greke i ka kërkuar popullit të Greqisë që të vendosë për fatin e vet në një referendum që do të mbahet të dielën e ardhshme. Ne besojmë se ky ultimatum që borxhdhënësit i kanë vënë popullit grek dhe demokracisë duhet të refuzohet. Referendumi grek i jep Bashkimit Evropian mundësinë që të ripohojë përkushtimet e veta ndaj vlerave të përndritjes – barazisë, drejtësisë, solidaritetit – si dhe ndaj parimeve të demokracisë, mbi të cilat rri edhe vetë legjitimiteti i tij. Vendi ku ka lindur demokracia i jep Evropës mundësinë që t’i ripërkushtohet idealeve të saj në shekullin XXI.

Etienne Balibar – Filozof, Profesor Emeritus i filozofisë morale dhe politike në Universitetin Paris X – Nanterre, dhe Profesor i Dalluar i Humaniteteve në Universitetin e Kalifornisë, Irvine.

Costas Douzinas – Teoricien i ligjit dhe i filozofisë politike, Profesor i Ligjit dhe Drejtor i Institutit Birkbeck për Humanitete, në Universitetin Birkbeck të Londrës.

Barbara Spinelli  – Gazetare, shkrimtare, anëtare e Parlamentit Evropian

Rowan Williams – Teolog, filozof, poet, profesor e peshkop. Ish-kryepeshkop i Kanterbërit. Kryetar i Kolegjit Magdalene, Cambridge, kancelar i Universitetit South Wales. Anëtar i dhomës së lordëve.

Immanuel Wallerstein  – Sociolog, ish-president i Shoqatës Ndërkombëtare të Sociologjisë, ish-kryetar i Komisionit Gulbenkian për Ristrukturimin e Shkencave Shoqërore, Senior Research Scolar, Yale University.

Slavoj Zizek – Filozof marksist dhe kritik kulturor, Senior Research Scholar në Universitetin e Lubjanës, Slloveni, Profesor i Dalluar Global i Gjermanistikës në Universitetin e Nju Jorkut (NYU), dhe drejtor ndërkombëtar i Institutit Birkbeck për Humanitete.

Michael Mansfield – Avokat radikal anglez, Profesor i Ligjit në City University të Londrës, mbrojtës ndër të tjera i aktivistëve të IRA-s, i Angry Brigade, i minatorëve të Orgreaves dhe i Fatmir Limajt në gjyqin e Hagës.

Judith Butler – Filozofe dhe teoriciene e gjinisë. Profesore në Departamentin e Letërsisë Krahasimore dhe në Programin e Teorisë Kritike në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.

Chantal Mouffe – Politologe, Profesore në Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Drejtoreshë e Qendrës për Studimet e Demokracisë në Universitetin e Westminsterit në Mbretërinë e Bashkuar.

Homi Bhabha – Filozof, studiues i postkolonializmit, Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Angleze dhe Amerikane dhe Drejtor i Qendrës së Humaniteteve në Universitetin Harvard.

Wendy Brown – Politologe, ekonomiste dhe filozofe, Profesore e Shkencave Politike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

Eric Fassin – Sociolog, Profesor i Agreguar i Sociologjisë në Departamentin e Shkencave Sociale në Shkollën Normale Superiore të Parisit.

Tariq Ali – Gazetar, shkrimtar, anëtar i bordit editorial të New Left Review.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Qershor 30, 2015 nga te Përkthim, Thirrje dhe etiketuar me , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: