rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Besimi pa besimin

olt_242186_beige_dSlavoj Zizek – “On Belief”, Faith without Belief

Le të fillojmë me kthesën hebraike. E para dhe kryesorja, ajo përmban statusin e ndryshuar të besimit. Në “ Je sais bien, mais quand meme…”  Octave Mannoni zhvillon diferencën mes “besimit(foi) dhe “besimit(croyance)”: kur unë them “Unë kam besim në ty,” unë e mbroj marrëveshjen simbolike mes neve të dyve, një lidhje detyruese, dimension që mungon kur themi thjeshtë “ besoj në…” (aspekti shpirtëror etj.) Në këtë kuptim hebrenjtë e vjetër, besonin në shumë zotëra dhe shpirtëra, por çka Jehovai u imponoi atyre  ishte TË BESOSH vetëm në Të, të respektohet pakti mes hebrenjve dhe Zotit të tyre që i ka zgjedhur ata. Ndokush mund të besojë në përbindësha pa besuar në ta, i.e. pa patur besim në ta (duke i konsideruar mashtrues dhe dreqër, duke mos u ndjerë i lidhur me ta me ndonjë pakt ose angazhim); dhe, në mënyrë më mashtruese por rast krejt i kundërt, ndokush mund të besojë në (have faith in) X pa besuar në X. Më vonë për Lacanin është rasti i Tjetrit të madh, urdhëri simbolik: “këtu nuk ka Tjetër të madh”,  është vetëm vetëm urdhër virtual, një fiksion i përbashkët, ne nuk duhet të besojmë NË TË me qëllim që të besojmë në TË, për të ndjerë lidhjen nga disa angazhime simbolike. Për këtë arsye, në rastin imagjinar të “besimit në”, besimi është gjithmonë i zhvendosur (nuk jam asnjëherë unë, në vetën parë në njejës, gati për të mbartur besimin, këtu është gjithmonë nevoja për një fiksion të “ supozimi i një subjekti për të besuar”), përderisa në rastin e besimit simbolik, angazhimi i personit në vetën e parë është në mënyrë përformuese i supozuar.

Sidoqoftë, a  nuk është se të gjitha religjionet, gjithë eksperienca e shenjtë, përfshin – ose, thjesht është një “shkëputje” nga rutina ditore? A s’është kjo “shkëputje” thjesht emri i eksperiencës së dalldisur i hyrjes në fushën në të cilën rregullat e përditshme janë të suspenduara, fusha e shkeljes së shenjtë ? Për hebrenjtë, përkundrazi, Ligji vetvetiu na shkëput nga rregullat ditore/rregullimet – në dhe përmes “shkëputjes”, ne nuk lidhemi në grupe që e suspendojnë Ligjin, ne e hasim Ligjin në vetvete si mëkatin më të madh radikal. Duhet të kujtojmë prapë nga Gjykimi i Kafkës, diskutimin mes Josef K. dhe priftit pas (dhe rreth) shëmbëlltyrës së Derës së Ligjit: ajo që nuk mund të godasë por që sulmon syrin është totalisht jo-initiatike, jo mistike, pastërisht e “jashtme”, pedantërisht natyrë legale e këtij diskutimi. Në këto faqe të patejkalueshme, Kafka praktikon artin unik hebraik të leximit si manipulim i mjeshtrit, të “ligjit që nuk zbatohet”, më të mirë të dhënë nga komentatorët të cituar nga prifti: “Përceptimi i duhur i ndonjë ngjarje dhe një keqkuptimi të së njejtës gjendje që tërësisht e përjashtojnë njëra-tjetrën”. Mjafton të përmendim kërkesën e priftit që përsonin vërtetë të mashtruar në alegori nuk është njeri nga vendi, por vetë mbrojtësi i derës i cili “është subjekti i njeriut dhe nuk e di atë” – pse? Një skllav është gjithmonë një subjekt i njeriut të lirë, dhe është në mënyrë të qartë njeriu nga vendi që është i lirë: ai mund të shkoj ku të dëshiron, ai erdhi te Dera e Ligjit jashta vullnetit të tij të lirë, përderisa dyer-mbrojtësi është i lidhur në postin e tij. Qysh prej se dera ishte menduar vetëm për njeriun nga vendi, dyermbrojtësi kishte për të pritur për vite për njeriun e vendit të vendimit të çuditshëm për të shkuar te Dera e Ligjit…

A mundet dikush të imagjinojë një kontrast edhe më të madhë në hermeneutikët obskurantist në ekstazë në kërkimin e një mesazhi shpirtëror sekret? Këtu nuk ka ndonjë sekret mistik që ne po e afrojmë, nuk ka gotë për të zbuluar, vetëm pazarllëk i thatë burokratik – i cili, natyrisht, e bën tërë procedurën gjithnjë e më shumë të çuditshme dhe enigmatike.

A e hap judaizmi efektivisht dimensionin “përtej historisë”? Po dhe jo: është vetëm me traditën Judeo-kristiane që historia e duhur FILLON – historia si e kundërt me zhvillimin e thjeshtë organik ose cikël i gjeneratës dhe korrputimit të mbretërive. Historia e duhur është tension mes historisë dhe thelbit të brendshëm traumatik (ahistorik). Këtu njëri madje është edhe i tunduar për lavdërim, gjysëm i harruari Francis Fukuyama: ideja e “fundit të historisë” është më afër qasjes së vërtetë historike sesa thjeshtësimit të historicizmit të globalizuar (i.e kundërargumenti naiv se historia është larg prej fundit, se luftërat dhe ndryshimet vazhdojnë), qysh prej se përfshinë nocionin e KTHESËS radikale, këputja mes PARA dhe PAS – dhe një këputje e tillë në vazhdimësinë e evolucionit ËSHTË shenja e HISTORISË- “historia” në sensin radikal të termit është asgjë por varg i këputjeve të tilla të cilat ridefinojnë KUPTIMIN e historisë. Aty banon paradoksi i fundit: kjo është e avokatëve të “fundit të historisë” të cilët, në llogari të nocionit të tyre të këputjes radikale mes PARA dhe PAS, mes historisë dhe post-historisë, janë më afër të historicitetit të vërtetë sesa ata të cilët tallen me ta, duke inisistuar se historia vazhdon, se luftërat janë larg përfundimit – këto “luftëra” janë të sheshta, një proces i thjeshtë i gjeneratës dhe korrupsionit, një “histori natyrale” mungesë e tensionin të duhur historik.

Dhe rastësisht aty qëndron kufizimi fatal i kriticizmit standard historicist i punës së Alain Badiou-së, në përputhje më të cilën, intervenimi ex nihilo i Event-it (Ngjarja) në historicitetin e Qenies është një verzion laik i shpalljes religjioze përmes të cilës Përjetësia intervenon në mënyrë direkte në shpalosjen e përkohshme: a nuk është se Badiou në vetëvete thekson se si dikush nuk mund të nxjerrë Ngjarjen nga rendi i Qenies, qysh prej se ne kemi rendin e Qenies është  la site evenementielle, pozitën e emërgjencës potenciale të Ngjarjes të së Vërtetës? Problemi i parë me këtë vërejtje është se ajo e mbyll një derë të hapur: Badiou vetvetiu në mënyrë të përsëritshme i referohet Ngjarjes si Elegancë laiciste. Më fundamentale çka kjo vërejtje dështon të sheh është përsëri hapësira që gjithnjë e ndanë historinë (në sensin e një shpalosje të thjeshtë dinamike) nga historiciteti i duhur pozita e të cilit s’është asgjë tjetër veçse tension mes Përjetshmërisë dhe Historisë, momentet unike të qarkut të tyre të shkurt. Kjo është pse, kundër formulimeve të mashtrimeve të rastit nga vetë Badiou, dikush duhet të mbrojë që nuk ka “sintezë” të fundit mes Ngjarjes dhe Qenies: kjo “sintezë” është tashmë Ngjarje në vetëvete, shfaqja magjike e dimensionit “noumenal” të së Vërtetës në mënyrën e Qenies. Nuk është çudi se në nocionin e tij të Ngjarjes të së Vërtetës si i jashtëm edhe i pakalueshëm i procesit të Qenies, Badiou involvohet me disa shokë të çuditshëm  që përndryshe dhunshëm i mohon. Në  titullin e saj “Çka është liria” Hannah Arendt pohon se, larg prej të qenit i kontrollueshëm dhe e parashikueshëm, një akt i lirisë është afër natyrës së mrekullisë: liria është shfaqur në një kapacitet “ të qenit diçka e re dhe… të mos qenit në gjendje për të kontrolluar edhe madje as të profetizojë konsekuencat e saja.” Kështu një akt i lirë përfshin:

Humnerën e asgjësë që hapet para ndonjë vepre që nuk mund të llogaritet nga një zinxhir i besueshëm i shkakut dhe efektit dhe është e pashpjegueshme me kategoritë aristoteliane të potencialitetit dhe aktualitetit.

Për Arendtin, dhe në një homologji strikte për Badioun, liria është e kundërta e tërë fushës së provizionit të shërbimeve dhe të mirave, mirëmbajtje e ekonomive familjare dhe shembull i administrimit, e cila nuk i përket politikave të duhura: e vetmja hapësirë për lirinë është hapësira e përbashkët politike. Çka në këtë mënyrë humbet është më pak se pasqyra fundamentale e  Marksit në atë se si “ problemi i lirisë gjendet në marrëdhëniet sociale që në mënyrë implicite janë deklaruar “apolitike”- që është e natyralizuar në diskursin liberal.”

 

Përktheu Arlind Manxhuka

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Qershor 13, 2015 nga te Filozofi, Përkthim, Religjion dhe etiketuar me , , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: