rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Shkolla si qendër individualizmi

mesuesXhuliano Bregasi

Kryeshoumeni Rama paskësh organizuar një takim me titull “Shkolla si qendër komunitare”, me rastin e 7 Marsit. Titulli i takimit thjesht pohonte funksionin që ka dhe duhet të ketë shkolla në shoqëri, ndaj nuk kishte gjë për t’u çuditur, kështu që u fokusova tek idetë brilante që dha kryeshoumeni, për t’iu dhënë zgjidhje brengave të tij të vjetra. I lartpërmenduri është i brengosur se “figura e sipërmarrësit është e njollosur” në këtë shoqërinë tonë të poshtër, prandaj duhet nxitur me çdo kusht pozitivisht tek nxënësit kjo figurë kaq fisnike. Kështu, ndryshe nga titulli i takimit, përmbajtja e tij ishte: “Shkolla si qendër individualizmi”.

Teksa dëgjoja gjenialitetin e radhës, që dilte nga një gojë identike si ajo e Çilit, mu kujtua modeli finlandez i edukimit ku çdo rezultat në mësime apo çfarëdolloj problemi që ka një nxënës a mësues nuk konsiderohet problem individual. Përkundrazi, mblidhen këshillat e mësuesve, të nxënësve dhe të prindërve derisa ta zgjidhin problemin. Rezultatet e këtij modeli janë të qarta: sistemi i edukimit finlandez është i pari ose ndër të parët në botë për nga cilësia.

Por kryeshoumeni jonë do që ta tejkalojë Finlandën ndoshta, duke bërë pikërisht të kundërtën e sistemit arsimor të atyshëm: duke nxitur konkurrencën që në kopësht apo duke i bërë nxënësit që të vihen në garë për “shumë mirë” që në klasë të parë. E nëse një fëmijë nuk merr dot “shumë mirë”, sado që të përpiqet individualisht, gjithsesi ngelet problem i tij, le të vrasë veten po të dojë (sepse siç e thotë Rama, pa iu dridhur qerpiku, qeveria nuk ka asfarë përgjegjësie për këtë). Tani e tutje, fëmijët shqiptarë që do të spikatin me shkathtësinë e tyre që në çerdhe, janë të predestinuar që të bëhen sipërmarrës, madje edhe do të nxiten prej politikave qeveritare. Modele ka plot: Tom Doshi, Koço Kokëdhima, Zamir Mane, Rezart Taçi, etj. që janë ajka e shoqërisë, por padrejtësisht të njollosur sipas Ramës. Nga ana tjetër, fëmijët që nuk do jenë të shkathët, janë të predestinuar që të jenë qytetarë të dorës së dytë kur të rriten, që mund të përfundojnë në burg për drogë a vjedhje, që mund të ngelen të papunë e në varfëri ekstreme ose që mund të perfundojnë në burg apo të vdekur prej rilidhjes së energjisë.

E pra, rroftë projekti i radhës i socialistëve progresistë: shkolla si qendër e nxitjes së individualitetit dhe konkurrencës!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Mars 20, 2015 nga te Publicistikë, Shoqëri dhe etiketuar me , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: