rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Glezos: Ky kompromis kalon çdo kufi

manolis_glezosPërmes një artikulli të shkruar nga Brukseli, ku edhe gjendet aktualisht, eurodeputeti i SYRIZA-s, Manolis Glezos, ka kritikuar në mënyrë veçanërisht të prerë manovrat qeveritare.

“Të ndërrosh emrin trojkës dhe ta quash ‘institucione’, memorandumin ta quash ‘marrëveshje’, kreditorët t’i quash ‘partnerë’, kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me situatën e mëparshme”, kështu ka shkruar figura historike e të majtës greke, i cili ka mbetur i zhgënjyer prej zhvillimeve të fundit në negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve të saj.

“Ka kaluar më shumë se një muaj, dhe premtimi ende nuk është shndërruar në veprim. Keq, shumë keq. Nga ana ime i kërkoj popullit grek që të më falë për faktin që edhe unë kam kontribuar në këtë iluzion”, ka shkruar ai, duke i ftuar kolegët e tij të SYRIZA-s që të nisin sa më shpejt një dialog mbi zhvillimet e reja e mbi rrugën që do të ndjekë subjekti, si dhe mbi manovrat që po përdoren.

Qëndrimi i Glezosit dhe i krahut të majtë të SYRIZA-s përveçse parimor, është tepër e rëndësishme që të mbahet pikërisht në këtë moment, për të ngushtuar hapësirën manovruese të qeverisë e cila mund të rrëshqasë djathtas.

Teksti i Manolis Glezosit është botuar sot në faqen e Lëvizjes “Qytetarët Aktivë”.

T’i ndërrosh emrin trojkës dhe ta quash ‘institucione’, memorandumin ta quash ‘marrëveshje’, kreditorët t’i quash ‘partnerë’, kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me situatën e mëparshme.

Por po ashtu, nuk mundemi të ndryshojmë votën e popullit grek në zgjedhjet e 25 janarit 2015.

U votua që SYRIZA të realizonte atë që kishte premtuar: pra t’i jepte fund regjimit të shtrëngimeve ekonomike, të cilat nuk kanë qenë thjesht një strategji e oligarkisë të Gjermanisë, por edhe të asaj të vendeve të tjera kreditore të Bashkimit Europian, si dhe e oligarkisë së Greqisë.

Ne do t’i rrëzonim memorandumet dhe trojkën, ne do t’i rrëzonim të gjitha ligjet e shtrëngesave ekonomike.

Të nesërmen e zgjedhjeve neve me një ligj të vetëm do të rrëzonim trojkën dhe rrjedhojat e saj.

Ka kaluar një muaj dhe këto premtime ende nuk janë shndërruar në veprim.

Keq, shumë keq.

Sa më përket mua, i kërkoj të falur popullit grek, për aq sa kam kontribuar në këtë iluzion.

Por, para se e keqja të përparojë.

Para se të jetë tepër vonë, le të reagojmë.

Para së gjithash, në të gjitha segmentet duhet të mbahen mbledhje të jashtëzakonshme, në të gjitha organizatat, pavarësisht nivelit organizativ, anëtarët dhe simpatizantët e SYRIZA-s duhet të vendosin nëse e pranojnë apo jo këtë situatë.

Disa pretendojnë se, për të arritur në një marrëveshje, gjithnjë duhet lëshuar pe. Por, në radhë të parë, duhet thënë se mes shtypësit dhe të shtypurit nuk mund të jetë kurrë çështje kompromisi, njësoj siç është e pamundur të flasësh për kompromis mes të pushtuarit dhe pushtuesit. E vetmja zgjidhje është liria.

Por, edhe nëse e pranojmë këtë mendim pervers, ajo çfarë kanë bërë qeverisjet e mëparshme për të zbatuar memorandumet, pra me papunësinë, shtrëngesat ekonomike, varfërinë, vetëvrasjet, shkon shumë përtej kufirit të çdo kompromisi të mundshëm.

Manolis Glezos, Bruksel, 22 shkurt 2015

Një koment te “Glezos: Ky kompromis kalon çdo kufi

  1. Manolis
    Shkurt 22, 2015

    Ne borxh JEMI, genjeshtra THEMI!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shkurt 22, 2015 nga te Përkthim, Thirrje dhe etiketuar me , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: