rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Kënaqësia dhe domosdoshmëria

 

Vetëdija, e cila është e vetëdijshme për të qenit realitet, e ka objektin e saj brenda vetës, por një objekt i cili, së pari, është thjesht vetja (fur sich), dhe nuk është ende ekzistencë aktuale. Ekzistenca qëndron përkundër kësaj, si një realitet tjetër nga vetja; dhe qëllimi i vetvetëdijes qëndron në kryerjen e asaj që është “për veten”, e ashtu ta shohë vetën si një qenie tjetër e pavarur. Ky qëllim i parë është që të bëhet vetëdije, në tjetrën vetëdije, të vetes si individ, që ta kthejë tjetrin në veten e vet. Kjo është garanci se tjetri tashmë është thjesht esencialisht vetja.

Për aq larg sa ajo është rritur jashtë nga substanca e jetës etike dhe në gjendje të palëvizshme të mendimit, dhe ka arritur vetëdije të pavarur, ajo ka lënë prapa ligjit të zakonit dhe ekzistencës substanciale llojet e dijes të fituara përmes observimit dhe sferën e teorisë, kjo gënjeshtër prapa kësaj si hije gri është vetëm duke u zhdukur. Për të kjo e fundit është përkundrazi një njohje e diçkaje, ekzistencë e pavarur (Furmichseyn) dhe aktualitetet e saj janë tjera nga këto vetëvetëdije. Nuk është ashtu siç duket shpirti hyjnor i universalitetit në dije dhe aksion, ku (të gjithë individët) ndjenjat dhe kënaqësitë i kanë qetësuar, kjo kalon dhe mbush këtë nivel të ri të vetëvetëdijes; po shpirti i tokës, ai shpirt që mban ato qenie vetëm si realitet të vërtetë, i cili është realitet i vetëdijes individuale.

Ajo hedh poshtë kuptimin dhe shkencën
Dhuratat më të larta të pushtuara nga meshkujt.
Ajo ka shkuar mbi djallin.
Dhe duhet të jetë e përmbysur.

Ajo zhytet në jetë, dhe kujdeset për përfundimin e individualitetit të pastër në të cilin ajo shfaqet. Ajo nuk ka aq shumë të bëjë me lumturinë e vet veçse ta marrë atë direkt dhe ta gëzojë. Hija e hirtë e shkencës, ligjet dhe parimet, të cilat qëndrojnë vetëm mes saj dhe realitetit të vet, zhduken si një mjegull e pajetë që nuk mund të luftojë kundër sigurisë së të jetuarit realitetin e saj. Ajo merr me vete jeten e vet ashtu sikur frytet e pjekura e të këputura, të cilat vijnë të takojnë duart të cilat i marrin ato.

Veprimi i saj është vetëm një respekt i një akti të dëshirës; kjo nuk ka të bëjë me heqjen e faktit objektiv nga tërësia e saj, por vetëm në formën e altruizmit apo objektivitetit të saj, e cila është një shfaqje jo e vërtetë; për këtë ajo mban në thelb dhe në mënyrë implicite realitetin e njejtë më atë të vetës së vet. Sfera në të cilën dëshira dhe objekti i saj rrojnë pavarësisht dhe në mënyrë indiferente ndaj secilit tjetër është ajo e ekzistencës së gjallë. Kënaqësia nga dëshira e anulon këtë ekzistencë, për aq larg sa ajo i takon objektit të dëshirës. Por këtu është ky element, i cili i jep për të dytë realitet të dallueshëm dhe të ndarë, është më tepër kategori, një formë e të qenit e cila ka thellësisht karakter të qenies së paraqitur. Kjo është prandaj vetëdija e pavarësisë- kjo mund të jetë vetëdije natyrale, ose vetëdije e zhvilluar në sistemin e ligjeve – e cila ruan individët secili për vetën. Kjo ndarje nuk bart në vete, për vetëdijen, e cila e di tjetrin si vetëindividualitet të duhur. Prandaj kjo arrin te gëzimi i kënaqësisë, në vetëdijen e aktualizimit të saj në një vetëdije e cila shfaqet si e pavarur, ose në intuitën e unitetit të dy vetëdijeve. Ajo kalon në qëllimin e saj, por vetëm  për të lexuar aty çfarë është e vërteta e këtij qëllimi. Ajo e koncepton vetën si qenie vetëekzistuese individuale (Furmichseyn); por aktualizimi i këtij qëllimi është vetëm anulimi i atij qëllimi. Por vjen puna me vetëdijen që të jetë, jo objekt në kuptimin e një partikularitetit të dhënë individual, por më tepër si unitet i vetës së saj dhe vetëvetëdijes tjetër, në mënyrë konsekuente si individ i anuluar dhe transhendent, si universal.

Kënaqësia e gëzuar ka, në të vërtetë, domethënien pozitive që vetja është bërë e vetëdijshme për veten si vetëvetëdije objektive: por rëndësia negative është aty po aq mirë sa te të anuluarit e vetes. Dhe qysh prej se kjo e merr realizimin e saj vetëm në sensin paraprak, eksperienca e saj e gjen vetën të shkatërruar nga elementi negativ, i cili qëndron pa realitet dhe pa përmbajtje përkundër gjendjes paraprake, dhe ende është forcë e cila e konsumon atë. Ky element negativ, s’është asgjë tjetër veçse nocion i asaj çka është individualitet inherent. Ky individualitet është sidoqoftë, si vetërealizimi ende i varfër i mendjes; për këtë është në vete ende thjeshtë abstraksion i arsyes, ose është thjeshtë uniteti i menjëhershëm i të qenit për vete dhe dhe të qenit në vete (Fur-sich und Ausichseyns), nga vetja eksplicite dhe implicite. Kjo është natyra thelbësore dhe si pasojë është vetëm kategori abstrakte. Ajo nuk ka më formë të qenies së thjeshtë imediate si në rastin e observimit, ku ajo është qenie abstrakte, ose, kur afirmohet si diçka e huaj, është një karakter në përgjithësi. Këtu në rastin para nesh ka hyrë në këtë karakter vetëekzistenca (Fursichseyn) dhe ndërhyrja këtu vjen në skenë, prandaj, në formën e një procesi ciklik, përmbajtja e të cilit ka të zhvilluar marrëdhënie të pastra të elementeve të thjeshta esenciale.

Aktualizimi ka arritur në rastin e qëndrimit të këtij individualiteti, prandaj, s’është asgjë tjetër veçse dalje nga ky cikël i abstraksionit nga kufinjët e kufizuar të vetëvetëdijes së thjeshtë, dhe i vendos ato në sferën dhe gjendjen e ekzistimit e “të qenit të vetëdijshëm”, ku ato shfaqen të shtrirë në detaje si objekte të dallueshme.

Lloji i objekteve, pastaj, që vetëvetëdija në kënaqësinë e saj të pëlqyeshme duhet të jetë realitet i vërtetë, është zgjerim i detyruar i këtyre elementeve të zhveshura esenciale të realitetit të pastër, i diferencës së pastër, dhe i raporteve të tyre. Më tej se ky objekt eksperiencat e të cilit individualitet si natyrë e vërtetë, nuk kanë përmbajtje. Kjo është ajo çka quhet domosdoshmëri. Për domosdoshmërinë, fati, ose si, është vetëm për gjërat të cilat ne nuk jemi në gjendje të themi se çka janë duke bërë ato, çfarë janë ligjet e saj të caktuara dhe përmbajtja pozitive aktualisht, sepse ajo është vet nocioni i pastër absolut i parë si qenie, lidhja e zhveshur dhe e thjeshtë, por gjakftohtë, e parezistueshme dhe e paluajtshme, puna e së cilës është thjeshtë mosqenia e ekzistencës individuale. Kjo strukturë është bashkuese e papërkulshme, sepse ajo e cila është lidhur konsiston në esencialitetet e pastra ose abstraksione të thata. Uniteti, diferenca dhe relacioni janë kategori, secila prej të cilave është asgjë, siç qëndron në vetëvete, por vetëm në lidhje me të kundërtën e saj, dhe ato prandaj nuk mund të vijnë ndaras nga njëri tjetri.

Ato janë të lidhura nga nocioni i vet me njëri tjetrin, ato janë nocione të pastra të vetës; dhe kjo në instancë të parë ka vetëm nocionin e pastër të arsyes për përmbajtjen e saj, në vend të arratisjes nga teoritë e vdekura dhe të zhytura në jetën aktuale, ka kështu vetëm vetëpërshpejtim në vetëdije të pajetueshmërisë së vet, dhe e kënaq vetën thjeshtë si domosdoshmëri e huaj dhe e zhveshur, aktualitet pa jetë.

Tranzicioni e merr vendin nga forma e unitetit në atë të universalitetit, nga një abstraksion absolut në tjetër; kjo zhvillohet nga qëllimi i pastër për vetekzistencën eksplicite, e cila ka nuanca afërsie dhe bashkësie me të tjerët, në një kundërshti të dukshme- në një mënyrë të barabartë ekzistence imanente abstrakte- në thjeshtë një qenie në vete. Kjo shfaqet në mënyrë koherente në disa forma ku individi është bërë pluhur mbi aktualitetin e vështirë port ë vazhdueshëm,

Qysh prej se kjo kuazi vetëdije është uniteti i vetëvetës dhe kundërthënia e saj, ky tranzicion është ende fakt për këtë. Ky është qëllimi dhe realizimi i saj, po aq sa kontradikta e konstituimit për natyrën esenciale të saj, dhe çka është qenësisht kjo natyrë- krejt kjo është në mënyrë të vetëdijshme e vetëdijshme. Kjo tregon dy kuptime të cilat qëndrojnë në atë që ajo bëri, kur ajo kërkoi të “marrë” dhe të zotëroj jetën e saj: ajo e “mori” jetën, por në këtë mënyrë më shumë e mbajti të hedhur mbi vdekjen.

Ky tranzicion i të jetuarit të qenies në domosdoshmërinë e pajetë prandaj shfaqet te ajo një perversion i cili nuk është i ndërmjetësuar nga asnjë agjent në përgjithësi. Faktori ndërmjetësues do të duhet të jetë ashtu që në të cilat të dyja palët do të jenë një, ku vetëdija kështu e dinte një moment tjetër, e gjeti qëllimin e saj dhe veprimin në fat dhe ky është fati në qëllimin edhe veprimin e saj, e pa natyrën e vërtetë në këtë domosdoshmëri. Por, për vetëdijen kuptimi i këtij uniteti këtu është vetëm kënaqësi e vetës, ose thjeshtë ndjesi partikulare, dhe kalimi nga momenti i qëllimit të saj në momentin e natyrës së saj të vërtetë është për të kërcim I thjeshtë në anën e kundërt. Por këto momente nuk janë të përfshira dhe të kombinuara në ndjenjë, por vetëm në vetën e pastër e të zhveshur, e cila është universal ose mendim. Vetëdija, prandaj, përmes eksperiencës në të cilën e vërteta e saj duhet të vije në dritë, në vend të kësaj ka ardhur te vetja një tregim i errët; konsekuencat e veprave të saj nuk janë për të të vërteta veprat e saj.

Çka do të ndodhë me këtë është gjetur të jetë jo eksperienca e asaj çka është inherente; kalimi nuk është një alternim i thjeshtë në formën e së njejtës përmbajtje dhe natyrës esenciale, të prezantuar tash si përmbajtja dhe e vërteta e realitetit të vetëdijes, pas kësaj si objekt ose në mënyrë intuitive e ka përceptuar esencën e vetës. Domosdoshmëria absrakte kështu merr domethënie të thjeshtë fuqisë së papërfshirë negative të universalitetit, mbi të cilën individualiteti është i thyer në copëza.

Dukja e kësaj pamje të vetëvetëdijes shkon aq larg sa ajo fazë. Momenti i fundit i ekzistencës së kësaj pamje është mendimi i humbjes dhe asgjësimit të saj në domosdoshmëri, ose mendimi I vetës si qenie (Wesen) tërësisht të huaj nga vetja. Vetvetëdija në vete, sidoqoftë, ka mbijetuar këtë humbje; për këtë domosdoshmëri të universalitetit të pastër të natyrës së saj të duhur (Wesen). Ky refleksion i vetëdijes në vetëvete, njohja që domosdoshmëria është vetvetja, është pamja ose pozicioni i ri i vetëvetëdijes.

W. F. HEGEL- “PHENOMENOLOGY OF MIND”

Përktheu Arlind Manxhuka

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Janar 31, 2015 nga te Filozofi, Përkthim dhe etiketuar me , , , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: