rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Konformisti

Giorgio Gaber

 

Unë jam

Njeri i ri

Jam aq i ri saqë prej shumë kohësh nuk jam më as fashist

Jam shumë i ndjeshëm dhe altruist

Orientalist

Dhe në të shkuarën kam qenë

Pak gjashtëdhjetetetist

Ka ca kohë që jam ambientalist

Ca vjet më parë nga euforia edhe unë unë ndjeva

Si gjithë te tjerët pak socialist

 

Unë jam

Njeri i ri

Më vjen keq po nuk është metaforë, unë jam progresist

Në të njëjtën kohë liberalist

Antiracist

Dhe jam shumë i mirë

Jam animalist

Nuk jam më asistencialist

Kohët e fundit po eci kundër rrymës

Jam bërë federalist.

 

Konformisti

Është ai që gjithnjë gjendet në anën e duhur

Konformisti

I ka gjithë përgjigjet shumë të qarta në kokën e tij

Është një përmbledhje opinionesh

Që mban gjithnjë nën sqetull dy a tre gazeta

Kur ka dëshirë të mendojë nis mendon siç ka dëgjuar zëra që flasin

E ndoshta si oportunist i mirë

Përshtatet pa e vrarë shumë mendjen dhe jeton në parajsën e vet.

 

Konformisti

Është një njeri krejtësisht i rrumbullakët që lëviz pa konsistencë

Konformisti

Stërvitet shumë që të rrëshqasë pa pengesë në detin e mazhorancës

Ai është një kafshë shumë e zakonshme

Që ushqehet me fjalë bisedore

Natën kur nis të ëndërrojë sheh ëndrra ëndërrimtarësh të tjerë

Dhe ditën

Shpërthen festa e tij

Që është paqja me gjithkënd

Dhe ecja përpara duke lundruar në sipërfaqje.

Konformisti

Konformisti.

 

Unë jam

Njeri i ri

Me gratë kam raport të jashtëzakonshëm, unë jam feminist

Jam n’disponim dhe optimist

Evropianist

Nuk e ngre kurrë zërin

Jam pacifist

Dikur kam qenë marksist-leninist

Po pas ca kohësh nuk e di se si e gjeta veten

Kristiankomunist.

 

Konformisti

S’e ka kuptuar ende se kërcen më mirë se një top

Konformisti

Kjo balonë e evolucionit

Që është e fryrë nga informacioni

Është rezultati i një specieje

Që fluturon gjithnjë ulët, në sipërfaqje

Dhe e prek botën me një gisht e mendon kushedi ç’ka bërë

Jeton

Dhe kjo i mjafton

E duhet të them se tashmë

I ngjan kaq shumë secilit prej nesh

Konformisti

Konformisti.

 

Unë jam

Njeri i ri

Jam aq i ri sa dallohet që me shikim të parë

Jam konformisti i ri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 4, 2014 nga te Art, Përkthim dhe etiketuar me , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: