rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Katastrofa e masave shtrënguese të Evropës

Joseph Stiglitz

‘Në qoftë se faktet nuk përkojnë me teorinë, ndrysho teorinë’- thotë një proverb i vjetër. Por shpesh është më e lehtë të mbash teorinë dhe të ndryshosh faktet – ose të paktën kështu duket se beson kancelarja gjermane Angela Merkel dhe disa liderë të tjerë evropianë që janë pozicionuar pro masave shtrënguese. Edhe pse faktet i kanë gjatë gjithë kohës para fytyrës, ata vazhdojnë ta refuzojnë realitetin.

Masat shtrënguese kanë dështuar. Por mbrojtësit e tyre janë të gatshëm të shpallin fitore edhe duke u bazuar mbi provat më të vogla të mundshme; ekonomia nuk po kolapson më, pra masat shtrënguese po japin rezultat. Por në qoftë se ky është kuti matës, atëherë mund të themi se të hidhesh nga një shkëmb është mënyra më e mirë për të zbritur nga mali; fundja zbritja ka përfunduar.

Por çdo rënie e ka një fund. Suksesi nuk duhet të matet nga fakti se rimëkëmbja eventualisht vjen, por se sa shpejt do të vijë dhe se sa i madh është dëmi që shkakton rënia ekonomike.

E parë në këto terma, masat shtrënguese kanë qenë një katastrofë totale, gjë që po bëhet gjithmonë e më e qartë në një kohë kur ekonomitë e Bashkimit Evropian po përballen përsëri me stanjacion, në mos me një recension të treshiftë, me papunësinë që qëndron në nivele të larta rekord dhe me një produkti të përgjithshëm real për frymë (duke e përshtatur me inflacionin) që qëndron në shumë shtete poshtë nivelit të pararecensinoit. Edhe në ato ekonomi me performancën më të mirë si p.sh. ajo gjermane, rritja ekonomike që nga fillimi i krizës së vitit 2008 ka qenë kaq e ulët sa në çdo rrethanë tjetër do të klasifikohej si e zymtë.

Vendet më të prekura janë tashmë në depresion. Nuk ka asnjë fjalë që mund të përshkruajë një ekonomi si ajo e Spanjës apo e Greqisë ku afërsisht një në katër njerëz – dhe më shumë se 50% e të rinjve – nuk mund të gjejnë punë. Të thuash se ilaçi po jep efekt sepse shkalla e papunësisë ka rënë me disa shifra në përqindje ose sepse dikush mund të shohë një dritëz në një rritje të vogël ekonomike, ngjan me atë që thotë një berber mesjetar se gjakderdhja po funksionon pasi pacienti nuk ka vdekur akoma.

Duke vlerësuar rritjen modeste të ekonomisë në Evropë nga viti 1980 e këtej, llogaritjet e mia tregojnë se sot prodhimi në Eurozonë është rreth 15% më i vogël nga ç’do ishte nëse kriza e vitit 2008 nuk do të kishte ndodhur, duke shkaktuar një humbje prej rreth 1.6 trilion dollarë vetëm këtë vit, dhe një humbje të akumuluar prej më shumë se 6.5 trilion dollarë. Edhe më shqetësues është fakti se hendeku vazhdon të zgjerohet dhe nuk po mbyllet, siç mund të pritej pas një rënieje ekonomike, kur rritja është më e shpejtë se normalja ndërkohë që ekonomia fiton terrenin e humbur.

E thënë më thjeshtë, recensioni i gjatë po e zvogëlon rritjen potenciale të Evropës. Të rinjtë që duhet të akumulonin aftësi nuk po e bëjnë. Ka prova dërrmuese që ata përballen me një të ardhme ku do përfitojnë më pak të ardhura  nga ç’do të kishin nëse do kishin ardhur në jetë në një periudhë punësimi të plotë.

Ndërkohë, Gjermania po detyron vendet e tjera që të ndjekin politika që po dobësojnë ekonomitë dhe demokracitë e tyre. Kur qytetarët votojnë në mënyrë të përsëritur për një ndryshim të politikës (dhe janë të pakta ato politika që kanë rëndësi për qytetarët më shumë sesa ato që ndikojnë standardet e jetesës),  dhe iu thuhet se vendimi për këto çështje merret diku tjetër ose se ata nuk kanë zgjidhje tjetër, atëherë e pëson edhe demokracia edhe besimi në projektin evropian.

Franca votoi për ndryshim kursi tre vjet më parë. Në vend të tij, votuesve iu është dhënë një dozë tjetër masash shtrënguese pro-biznes. Një nga propozimet më afatgjata në ‘ekonomiks’ është koeficienti i buxhetit të balancuar; rritja e taksave dhe shpenzimeve në të njëjtën kohë stimulon ekonominë. Dhe nëse taksat godasin të pasurit dhe shpenzimet godasin të varfrit, koeficienti mund të jetë i lartë. Por e ashtuquajtura qeveri socialiste në Francë është duke ulur taksat për korporatat dhe duke prerë shpenzimet – një recetë që thuajse e garanton dobësimin e ekonomisë, por që fiton simpatinë e Gjermanisë.

Ka shpresë që duke ulur taksat për korporatat do të stimulohen investimet. Ky është absurditet i plotë. Ajo që po i pengon investimet (qoftë në SHBA, qoftë në Evropë) është mungesa e kërkesës dhe jo taksat e larta. Në të vërtetë, duke marrë në konsideratë që shumica e investimeve financohet nga borxhet dhe se pagesat e interesave janë me ulje taksash, niveli i taksimit të korporatave ka shumë pak efekt në investime.

Italia po ashtu po inkurajohet që të përshpejtojë privatizimet. Por kryeministri Matteo Renzi ka arritur të kuptojë se shitja e aseteve kombëtare kundrejt një çmimi shumë të ulët nuk ka kuptim. Konsideratat afatgjata, dhe jo nevojat financiare afatshkurtra, duhet të përcaktojnë se cilat aktivitete do ndodhin në sektorin privat. Vendimi duhet të marrë në konsideratë faktin se ku po përdoren në mënyrën më efiçente aktivitetet, duke iu shërbyer për mirë interesave të shumë qytetarëve.

Për shembull privatizimi i pensioneve iu ka kushtuar shumë vendeve që e kanë eksperimentuar. Sistemi shëndetësor më së shumti i privatizuar në SHBA është nga më pak efiçentët në botë. Këto janë çështje të vështira, por është e lehtë të tregosh se të shesësh asetet shtetërore kundrejt një çmimi të ulët nuk është një mënyrë e mirë për të përmirësuar fuqinë financiare në terma afatgjatë.

Pësimet në Evropë, në shërbim të një ideje artificiale të krijuar nga njeriu (Euroja), janë edhe më tragjike ngaqë janë të panevojshme. Edhe pse provat se masat shtrënguese nuk po funksionojnë shtohen dita-ditës, Gjermania dhe skifterët e tjerë kanë vënë bast dy herë, dukë lënë peng të ardhmen e Evropës në emër të një teorie të diskredituar me kohë. Pse duhet t’u japim ekonomistëve më shumë fakte që t’ua provojmë këtë?

Përkthyer nga: Alban Pira

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 21, 2014 nga te Ekonomi dhe etiketuar me , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: