rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Balada e skeletëve

Muzika nga Philip Glass, në kitarë Paul McCartney, reciton Allen Ginsberg

 

Tha skeleti presidencial

S’e nënshkruaj kët’gjë

Tha skeleti kryeparlamentar

Nënshkruan që ç’ke me të

 

Tha skeleti përfaqësues

Unë kundërshtoj

Tha skeleti i Gjykatës së Lartë

S’kam ça të boj

 

Tha skeleti ushtarak

Blini bomba me pare

Tha skeleti i klasës së lartë

Jo ndihmë nënave beqare

 

Tha skeleti i Yahoo-së

Artin pa moral ta ndaloni

Tha skeleti djathist

Zemrën tuaj ta harroni

 

Tha skeleti gnostik

Forma e njeriut është hyjnore

Tha skeleti i shumicës morale

Jo s’është, kam të drejtën pronësore

 

Tha skeleti i Budës

Pasuri keni solidaritetin

Tha skeleti korporativ

Është i dëmshëm për shëndetin

 

Tha skeleti i Krishtit të moçëm

I varfri duhet ndihmuar

Tha skeleti i Birit të Zotit

AIDS-i duhet mjekuar

 

Tha skeleti homofob

Gejtë janë plehra

Tha skeleti i trashëgimisë kulturore

Kur je zezak s’ke vlera

 

Tha skeleti i maços

Gratë në kuzhinë

Tha skeleti fondamentalist

Të rrisim popullsinë

 

Tha skeleti “pro-jetës”

Fetusi jeton

Tha skeleti “pro-zgjedhjes”

S’na intereson

 

Tha skeleti i reformave

Robotët më lanë pa punë

Tha skeleti “zero tolerancë ndaj krimit”

Qëllo lotsjellës në turmë

 

Tha skeleti qeveritar

Shkollat le të jenë pa ushqim

Tha skeleti bashkiak

Në buxhet mos lini asnjë thërrim

 

Tha skeleti neokonservator

S’duam të pastrehë në mëhallë

Tha skeleti i tregut të lirë

Përdorini si mish të gjallë

 

Tha skeleti i Think Tank-ut

Tregu i lirë është sekreti

Tha skeleti S&L

Le të paguajë shteti

 

Tha skeleti i Chryslerit

Të paguajë për ty e për mua

Tha skeleti i bombës atomike

Dhe për mua dhe për mua dhe për mua

 

Tha skeleti ekologjik

Mbajini qiejt blu

Tha skeleti i shumëkombësheve

Sa para bën kjo për ju?

 

Tha skeleti i NAFTA-s

Treg i lirë për t’u pasuruar

Tha skeleti i Maquiladorave

Sweatshops, i keqpaguar

 

Tha skeleti i pasur i GATT-it

Një botë, high-tech

Tha skeleti i klasës së poshtme

E provofsh vetë mbi zverk

 

Tha skeleti i Bankës Botërore

Pyjet tuaja t’i preni

Tha skeleti i FMN-së

Djathë amerikan të bleni

 

Tha skeleti i vendeve në zhvillim

Dërgomëni oriz

Tha skeleti i vendeve të zhvilluara

Shit eshtrat edhe vdis

 

Tha skeleti i Ajatollahut

Vdis për një shkrim

Tha skeleti i J. Stalinit

Nuk është ndonjë mashtrim

 

Tha skeleti i karburanteve

Të nisin bombardimet

Tha skeleti psikedelik

Le të fillojnë vegimet

 

Tha skeleti i Nancy Pelosi-t

Marihuanën s’e pranoj

Tha skeleti i rastas

Thith fort Nancy me gojë

 

Tha skeleti i demagogut

Mos pini bar

Tha skeleti i alkoolistit

Mëlçisë vërini zjarr

 

Tha skeleti i drogaxhiut

Më jep një dozë ta pi

Tha skeleti i Big Brotherit

Ndyrësirat në qeli

 

Tha skeleti i pasqyrës

Sot dukesh shumë i mirë

Tha skeleti i karriges elektrike

Po vjen era djegësirë

 

Tha skeleti i talkshow-t

Kështu më do trapi mua

Tha skeleti i vlerave familjare

Vlerat familjare i dua

 

Tha skeleti i N.Y. Times

Kjo s’bën për t’u botuar

Tha skeleti i CIA-s

Hala s’e ke kuptuar?

 

Tha skeleti i internetit

Gënjeshtrat m’i beso

Tha skeleti i reklamave

I zgjuar mos u bo

 

Tha skeleti mediatik

Më beso ti mua

Tha skeleti i zhytur në divan

Nuk ndihem i shqetësuar

 

Tha skeleti televiziv

Ushqehu me sound-bites

Tha skeleti i lajmeve

Kaq për sonte, goodnight

 

 

2 komente te “Balada e skeletëve

  1. Pingback: Balada e skeletëve | Blink

  2. Pingback: Balada e skeletëve | Blink

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Gusht 10, 2014 nga te Art, Përkthim dhe etiketuar me , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: