rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Rikrijimi i debatit

Etienne Balibar

Liberation 18 shkurt 2014

 

Ç’është një gazetë? Disa përgjigje duhet të jenë të përjashtuara si të pamjaftueshme ose të padenja, siç edhe menjëherë s’mund të nxjerrim një përkufizim të thjeshtë, pozitiv, që mund ta kthejmë menjëherë në strategji editoriale.

“Ne jemi një gazetë!” thoshte titulli i vendosur në lajmet kryesore, nga e kemi marrë pjesën e mësipërme, shkëputur kjo nga korrespondenca e konfliktit të hapur midis Libération dhe pronarëve të saj. Po ç’është një gazetë? Është e qartë që disa përgjigje duhet të përjashtohen si të pamjaftueshme ose të padenja, vetëm nëse i shërbejnë projekteve dhe tendencave (një gazetë nuk është një tweet i madh, kjo nuk është paraqitja e vlerësimeve të agjensive të vlerësimit, nuk është as koshi i insituatave për jetën private të “people”, nuk është logoja “monétisable” për të organizuar takime dhe pastaj për t’i bërë jehonë në rrjetet sociale…), por vështirë të nxjerrësh ndërkohë një nocion të thjeshtë, pozitiv, dhe që lehtësisht të mundemi ta kthejmë në strategji editoriale.

Ndërkaq që lexuesit e rregullt, i vesh tri elemente refleksioni (për të cilat nuk e kam ekskluzivitetin).

Më së pari, një gazetë është ritmi njohës, ose është instrumenti që në mënyrë permanente çritmizon informacionin, ndaj i përket asaj të drejtojë kuptueshmërinë dhe historicitetin e së përditshmes që kushtëzon gjykimin. Natyrisht, që për shaka e përmendim deklaratën që i përket Hegelit “Leximi i gazetës është lutja e mëngjesit për filozofin” citim elitist ky, po ashtu edhe i vjetëruar, por s’duhet të mohojmë grimcat e vërtëta që ka në të. Leximi i gazetës s’mund të jetë tjetër veçse ritual, si kafja ose qumështi, por ky ritual mbetet gjithashtu mënyra më e thjeshtë, më e rregullt dhe më e shpeshtë e artikulimit të aktiviteteve tona të veçanta mbi gjendjen e botës, asaj që na rrethon. Dhe gazetarët të nënshtruar ndaj detyrimit të përfundimit të punës dhe daljes së ngutshme të gazetës, të nesërmen, janë artizanët e fabrikimit të këtij kuptimi. Në një kohë me këtë lloj lajmi është edhe ai i rrjedhimeve të papritura, news-i nga kërkimi, ku shfaqet “koha për të kuptuar” atë që ne jemi apo bëhemi në të tashmen – atë që asnjë rrjet social, sado i gjallë që të jetë, nuk mund ta japë kurrë.

Më tej – siç e thoshte edhe Gramshi – një gazetë fabrikon një numër të madh “intelektualësh”, në sensin demokratik, që do të thotë qytetarë që mendojnë dhe që reagojnë përballë mendimeve të të tjerëve. Rëndësia e “postës së lexuesve” – një institucion që Libération [gazeta në të cilën është botuar shkrimi] mund ta zhvillonte. Në këtë rast dallohet një diferencë e madhe midis postës së dërguar me anë të letrës së printuar dhe asaj elektronike, por nuk është e thjeshtë të thuash se te cila duhet të besosh sepse njëra sjell më shumë liri dhe tjetra shaka dhe dokrra, por ky është rregulli i lojës dhe i mbetet lexuesit të gjykojë. Më tej, rëndësia e kombinimit pastërtisht “gazetaresk” (që nga origjina e shtypit modern) dhe thellësisht të rishpikuar nga Libération-i, mes politikës dhe kulturës si masa të ndryshme dhe si dy elemente kryesorë që shërbejnë për të fabrikuar intelektualë. Këtu tradhëtohet karakteri “i klasës” nga gazeta herë elitiste, herë narciziste. Por, arti i gazetarisë si profesion ose si i rastësishëm (psh. në faqet e Rebonds-it), që s’është as pedagogjik, as “komunikativ”, është të zgjeruarit e publikut përtej ekspertëve apo të brendshmëve.

Në fund, mendoj se një gazetë përmbush (ose mund të përmbushë) një funksion kritik në vetë fushën e politikës, që e plotëson këtë të fundit me instrumente të përfaqësimit, të pjesëmarrjes apo i korrigjon këto. Në këtë pikë duhet t’i jepet të drejtë liberalëve si Habermas-i (në gjenealogjinë e tij të “sferës publike”) më shumë se sa revolucionit profesional të Lenin-it (me idenë e tij të “organizatorit kolektiv” të luftërave sociale). Natyrisht, që nuk është rastësi që për arsye teknologjike, ekonomike dhe kulturore regjimi i shtypit sot kalbet njëkohësisht si edhe partitë. Dy dukuritë kontribuojnë në jo-demokratizimin për të cilin na duhet të shpikim proteza. Por, ndërsa politika duhet të mbijetojë, roli i shtypit do të mbetet specifik, sepse një gazetë e vërtetë është njëkohësisht kuadri për shprehjen e një orientimi (dhe Libération e ka një, me historinë e saj, edhe pse ai s’është i përcaktueshëm në një etiketë të thjeshtë), dhe vendi në të ciln nënvendosim objektivitetin e informacionit. Ky orientim mund të problematizohet, ekspozohet në gabimet dhe dobësitë e tij, aq sa asnjë parti s’do të jetë ndonjëherë në gjendje të arrijë këto balanca të informacionit dhe debatit.

Këto janë disa ide të përgjithshme, të cilat i vë në qarkullim për shumë arsye. Si shumë të tjerë mendoj se politika në Francë dhe Evropë shkon keq, po edhe kultura nuk shkon më mirë. Paraja zëvendësoi borgjezinë. Zhgënjimi zëvendësoi ndërgjegjen e klasës. Kombi nuk do të vdesë por ai nuk di si të jetojë. Republika laike u bë maska e fiksimeve për siguri dhe identitete. Kapaciteti për të qeverisur braktisi institucionet parlamentare. Franca është pra një nga kandidatet kryesore në Evropë me një episod autoritar, për të cilin ambiciet janë tashmë të deklaruara majtas dhe djathtas, nga qeveria dhe nga opozita. Pra, është nevoja urgjente për një aktivitet intensiv në hapësirën publike, një shkëmbim i informacionit kritik, imagjinatave dhe analizave. Nëse mendojmë në një kuadër evropian (aty ku luhet gjithçka), shtojmë çështjen e mediumit, mbështetjes materiale, pa dyshim edhe të qarqeve tregtare por, gjithashtu edhe gjuhëve dhe përkthimit.

Institucioni i shtypit, siç e kanë treguar historianët, është ngushtësisht i shoqëruar me konceptin e kombeve moderne. Si ta kapërcejmë kombin, por jo të shkojmë në globalizimin e informacionit? Përpjekjet e përkthimit simultan ose të “bashkimit” midis gazetave të vendeve të ndryshme nuk kanë funksionuar kurrë mirë. Duke e ditur që kjo kërkon mjete të cilat rrezikojnë të jenë të papërballueshme në një të përditshme në mes të krizës financiare mund të themi ndërkohë që është një nga kantierët kryesorë të mosprovincializimit të informacionit. Ajo bën pjesë në rrugët që ne kemi nevojë për të krijuar apo rikrijuar debat ose konflikt, dhe një fjalë politike, që i tejkalon kufijtë.

Përktheu: Dilfirus Vrioni

Një koment te “Rikrijimi i debatit

  1. Pingback: Rikrijimi i debatit | Blink

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Prill 2, 2014 nga te Përkthim, Publicistikë dhe etiketuar me , , , , , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: