rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Proletariati s’ka lindur me këmishë të bardhë

Bertolt Brecht

Shkurt: aherë kur kultura, në mes të rrëgjimit të vet, do jetë mbuluar me zgjyrë, pothuaj një konstelacion zgjyre, një gropë e vërtetë plehrash;

aherë kur ideologët të jenë bërë mjeranë sa s’do të munden më të sulmojnë marrëdhëniet e pronësisë, e po aq të mjerë sa s’do të munden as t’i mbrojnë ato, dhe kanë për t’u përzënë prej zotërinjve që ata deshën aq shumë, po të cilëve nuk mundën t’iu shërbejnë;

aherë kur, fjalët e konceptet, s’do të kenë thuajse fare të bëjnë me gjërat, me veprat e me marrëdhëniet që përshkruajnë, aq sa do të jetë e mundur të ndryshohet njëra pa ndryshuar tjetrën, madje do të jetë e mundur të ndryshohen fjalët gjithë duke i lënë gjërat, veprat e marrëdhëniet të pandryshuara;

aherë kur do duhet, që të mund të kesh shpresë të vijosh jetën, të jesh i gatshëm të vrasësh;

aherë kur aktiviteti intelektual do rrudhet në atë farë feje sa do t’i ndjejë dhimbjet dhe vetë procesi i shfrytëzimit;

aherë kur s’do mundemi më t’ua lëmë figurave të shquara kohën që iu nevojitet për t’u penduar;

aherë kur tradhtia s’do jetë më e dobishme, kur poshtërsia s’do jetë më fitimprurëse, kur gomarllëku s’do jetë më i këshillueshëm;

aherë kur s’do të mjaftojë më as etja e pangopur për gjak e klerikëve, e ata do të duhet të shporren;

aherë kur s’do të mbetët asgjë tjetër për t’u demaskuar, sepse shtypja do të përparojë pa përdorur maskën e demokracisë, lufta pa përdorur maskën e pacifizmit, shfrytëzimi pa përdorur maskën e pranimit vullnetlirë nga ana e të shfrytëzuarve;

aherë kur të mbretërojë më gjakatarja censurë mbi gjithë mendimet, edhe pse do të jetë e panevojshme, se s’do të ketë më mendime;

oh, atëherë kulturën do të mund ta marrin proletarët, bash n’atë gjendje që do marrin prodhimin: si gërmadhë.

 

Përktheu Arbër Zaimi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 7, 2012 nga te Art, Politikë dhe etiketuar me , , , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: