rrethana & rrethina

Kritikë dhe Aktivizëm

Ne japim mësim jetën, zotëri!

Nga Rafeef Ziadah

Nëntor, 2011

Sot, trupi im i masakruar u shfaq në TV.

Sot, trupi im i masakruar u shfaq në TV dhe duhej inkuadruar në copa tingujsh informativë dhe një numër të kufizuar fjalësh.

Sot, trupi im i masakruar u shfaq në TV dhe duhej inkuadruar në copa tingujsh informativë dhe një numër të kufizuar fjalësh të mbushura mjaftueshëm me statistika, për kundërmasat e reagimit.

Dhe unë e përsosa anglishten time, dhe unë i mësova rezolutat e mia të OKB-së

Po prapë, ai më pyeti, Znjsh. Ziadah, a nuk mendon se çdo gjë do të zgjidhej nëse ju thjesht do të ndalonit së mësuari fëmijëve tuaj kaq shumë urrejtje?

Pauzë.

Kërkoj brenda vetes time forcën për të qenë e duruar, por durimin s’e kam në majë të gjuhës ndërkohë që bombat bien mbi Gazë.

Durimi thjesht më është arratisur.

Pauzë. Buzëqeshje.

Ne japim mësim jetën, zotëri!

Rafeef, kujtohu të buzëqeshësh.

Pauzë.

Ne japim mësim jetën, zotëri!

Ne palestinezët japim mësim jetën kur ata kanë pushtuar edhe qiellin e fundit.

Ne japim mësim jetën kur ata kanë ndërtuar kolonitë dhe muret e tyre të aparteidit, pas qiellit të fundit.

Ne japim mësim jetën, zotëri!

Por sot, trupi im i masakruar u shfaq në TV dhe duhej inkuadruar në copa tingujsh informativë dhe një numër të kufizuar fjalësh.

Po na trego thjesht një ngjarje, një tregim njerëzor.

E kupton, kjo nuk është politike.

Kemi thjesht dëshirë t’u tregojmë njerëzve për ty dhe popullin tënd, prandaj na jep një tregim njerëzor.

Mos i përmend ato fjalë, si “aparteidi” dhe “pushtimi”.

Kjo nuk është politike.

Duhet të më ndihmosh mua si gazetar, që të të ndihmoj ty ta tregosh historinë tënde, që s’është një histori politike.

Sot, trupi im i masakruar u shfaq në TV.

Po sikur të na tregoje historinë e ndonjë gruaje në Gaza që ka nevojë për kujdes mjekësor.

Po ti vetë?

A ke mjaft gjymtyrë me kocka të thyera sa për të mbuluar diellin?

M’i kalo mua të vdekurit tuaj dhe më jep listën me emrat e tyre në një shkrim jo më të gjatë se 1,200 fjalë.

Sot, trupi im i masakruar u shfaq në TV dhe duhej inkuadruar në copa tingujsh informativë dhe një numër të kufizuar fjalësh për të prekur ata që janë të pandjeshëm ndaj gjakut të terroristëve.

Por atyre u erdhi keq.

U erdhi keq për bagëtinë mbi Gaza.

Kështu u jap atyre rezolutat e OKB-së dhe statistikat dhe ne dënojmë dhe ne ankohemi dhe ne refuzojmë.

Dhe këto s’janë dy palë të barabarta: pushtuesi dhe i pushtuari.

Dhe njëqind të vdekur, dyqind të vdekur dhe njëmijë të vdekur.

Dhë ndërmjet kësaj, krime lufte dhe masakra, shfryj fjalë dhe jap një buzëqeshje “jo ekzotike”, “jo terroriste”.

Dhe rinumëroj, rinumëroj njëqind të vdekur, njëmijë të vdekur.

A ka njeri aty?

A ka vesh njeri që të dëgjojë?

Do doja të vajtoja mbi trupat e tyre.

Do doja thjesht të vrapoja këmbëzbathur në çdo kamp refugjatësh të përqafoja çdo fëmijë, t’i mbyllja veshët që të mos dëgjonin më gjatë jetës së tyre tingujt e bombardimeve ashtu siç i dëgjoj unë.

Sot, trupi im i masakruar u shfaq në TV.

Dhe thjesht më lër të të them se rezolutat tuaja të OKB-së kurr s’kanë bërë asgjë për këtë punë.

Dhe asnjë copë tingulli informativ, asnjë copë tingulli informativ që unë nxjerr, pavarësisht sa e përsos anglishten time, asnjë copë tingulli informativ, asnjë copë tingulli informativ, asnjë copë tingulli informativ, asnjë copë tingulli informativ nuk mund t’i sjell prap në jetë.

Asnjë copë tingulli informativ s’e rregullon dot këtë.

Ne japim mësim jetën, zotëri!

Ne japim mësim jetën, zotëri!

Ne palestinezët zgjohemi çdo mëngjes për t’i dhënë mësim pjesës tjetër të botës jetën, zotëri!

(Përktheu Boiken Abazi)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 18, 2012 nga te Art, Politikë dhe etiketuar me , , , , , , , .

Pëlqe “Rreth” në Facebook

Këtë e pëlqejnë %d blogues: